| Chapter 21 |
1 |
Zoti vizitoi Sarën, siç i kishte thënë; dhe Zoti i bëri Sarës ato që i kishte premtuar.
|
2 |
Dhe Sara u ngjiz dhe lindi një djalë me Abrahamin në pleqërinë e tij, në kohën e caktuar që Perëndia i kishte thënë.
|
3 |
Dhe Abrahami ia vuri emrin Isak birit që i kishte lindur dhe që Sara kishte pjellë.
|
4 |
Pastaj Abrahami e rrethpreu birin e tij Isak kur ishte tetë ditësh, ashtu siç e kishte urdhëruar Perëndia.
|
5 |
Por Abrahami ishte njëqind vjeç, kur i lindi biri i tij Isaku.
|
6 |
Dhe Sara tha: "Perëndia më ka dhënë çka duhet për të qeshur, kushdo që do ta dëgjojë ka për të qeshur bashkë me mua".
|
7 |
Dhe tha gjithashtu: "Kush mund t`i thoshte Abrahamit që Sara do të mëndte fëmijë? Sepse unë i linda një djalë në pleqërinë e tij".
|
8 |
Kështu, pra, fëmija u rrit dhe u zvordh; dhe ditën që Isaku u zvordh Abrahami shtroi një gosti të madhe.
|
9 |
Tani Sara pa që djali që i kishte lindur Abrahamit nga Agari, egjiptasja, qeshte.
|
10 |
Atëherë ajo i tha Abrahamit: "Përzëre këtë shërbyese dhe birin e saj, sepse i biri i kësaj shërbyese nuk duhet të jetë trashëgimtar me birin tim, me Isakun".
|
11 |
Kjo gjë s`i pëlqeu aspak Abrahamit, për shkak të djalit të tij.
|
12 |
Por Perëndia i tha Abrahamit: "Mos u hidhëro për shkak të djalit dhe të shërbyeses sate; dëgjo tërë ato që të thotë Sara, sepse nga Isaku do të dalin pasardhës që do të mbajnë emrin tënd.
|
13 |
Edhe nga djali i kësaj shërbyeses unë do të bëj një komb, sepse është një pasardhës i yt".
|
14 |
Abrahami u ngrit herët në mëngjes, mori bukë dhe një calik ujë dhe ia dha Agarit; vuri gjithçka mbi shpatullat e saj dhe e nisi bashkë me fëmijën. Kështu ajo u nis dhe filloi të bredhë nëpër shkretëtirën e Beer-Shebas.
|
15 |
Kur uji i calikut mbaroi, ajo e vuri fëmijën poshtë një kaçubeje.
|
16 |
Dhe shkoi e u ul përballë tij, në një largësi sa një goditje me hark, sepse thoshte: "Nuk dua ta shoh fëmijën të vdesë!" Kështu ajo u ul përballë tij, ngriti zërin dhe qau.
|
17 |
Dhe Perëndia dëgjoi zërin e djaloshit dhe engjëlli i Perëndisë thirri Agarin nga qielli dhe i tha: "Çfarë ke, Agar? Mos ki frikë, se Perëndia ka dëgjuar zërin e djaloshit aty ku ndodhet.
|
18 |
Çohu, çoje djaloshin dhe mbaje fort me dorën tënde, sepse unë do të bëj prej tij një komb të madh".
|
19 |
Atëherë Perëndia ia hapi sytë dhe ajo pa një pus uji: kështu vajti të mbushë calikun me ujë dhe i dha të pijë djaloshit.
|
20 |
Dhe Perëndia qe me djaloshin; ai u rrit, banoi në shkretëtirë dhe u bë shenjëtar harku.
|
21 |
Ai banoi në shkretëtirën e Paranit dhe nëna e tij e martoi me një grua nga Egjipti.
|
22 |
Në atë kohë Abimeleku, së bashku me Pikolin, kreu i ushtrisë së tij, i foli Abrahamit duke i thënë: "Perëndia është me ty në tërë ato që bën;
|
23 |
prandaj betohu këtu në emër të Perëndisë që ti s`ke për të gënjyer as mua, as bijtë e mi, as nipërit e mi, që ti do të përdorësh ndaj meje dhe vendit ku ke banuar si i huaj po atë dashamirësi që unë kam treguar ndaj teje".
|
24 |
Abrahami u përgjegj: "Betohem".
|
25 |
Pastaj Abrahami e qortoi Abimelekun për shkak të një pusi uji që shërbyesit e Abimelekut e kishin shtënë në dorë.
|
26 |
Abimeleku tha: "Unë nuk e di se kush e ka bërë këtë gjë; ti vetë nuk ma ke njoftuar dhe unë vetëm sot dëgjova të flitet për këtë ngjarje".
|
27 |
Atëherë Abrahami mori dele dhe qe dhe ia dha Abimelekut; dhe të dy lidhën aleancë.
|
28 |
Pastaj Abrahami vuri mënjanë shtatë qengja femër të kopesë.
|
29 |
Dhe Abimeleku i tha Abrahamit: "Ç`kuptim ka ajo që ke vënë shtatë qengja mënjanë?".
|
30 |
Abrahami u përgjegj: "Ti do t`i pranosh nga dora ime këto shtatë qengja, me qëllim që kjo të më vlejë si dëshmi që unë e kam hapur këtë pus".
|
31 |
Prandaj ai e quajti këtë vend Beer-Sheba, sepse aty që të dy ishin betuar.
|
32 |
Kështu lidhën aleancë në Beer-Sheba. Pastaj Abimeleku dhe Pikoli, kreu i ushtrisë të tij, u ngritën dhe u kthyen në vendin e Filistejve.
|
33 |
Pastaj Abrahami mbolli një marinë në Beer-Sheba dhe aty thërriti emrin e Zotit, Perëndi i përjetësisë.
|
34 |
Dhe Abrahami qëndroi si i huaj shumë kohë në vendin e Filistejve.
|