| Chapter 10 |
1 |
"Jam neveritur nga jeta ime; do të shfryj lirisht vajtimin tim, duke folur në trishtimin e shpirtit tim!
|
2 |
Do t`i them Perëndisë: "Mos më dëno! Bëmë të ditur pse grindesh me mua.
|
3 |
A të duket mirë të shtypësh, të përçmosh veprën e duarve të tua dhe të tregohesh në favor të qëllimeve të njerëzve të këqij?
|
4 |
A ke sy prej mishi, apo shikon edhe ti si shikon njeriu?
|
5 |
A janë vallë ditët e tua si ditët e një të vdekshmi, vitet e tua si ditët e një njeriu,
|
6 |
sepse ti duhet të hetosh lidhur me fajin tim dhe të kërkosh mëkatin tim,
|
7 |
megjithëse e di që nuk jam fajtor dhe që nuk ka njeri që mund të më çlirojë nga dora jote?
|
8 |
Duart e tua më kanë bërë dhe më kanë dhënë trajtë por tani ti kërkon të më zhdukësh.
|
9 |
Mbaj mend, të lutem, që më ke modeluar si argjila, dhe do të më bësh të kthehem në pluhur!
|
10 |
A nuk më ke derdhur vallë si qumështi dhe më ke piksur si djathi?
|
11 |
Ti më ke veshur me lëkurë dhe me mish, më ke thurur me kocka dhe me nerva.
|
12 |
Më ke dhënë jetë dhe dashamirësi, dhe providenca jote është kujdesur për frymën time,
|
13 |
por këto gjëra i fshihje në zemrën tënde; tani unë e di që ti mendoje një gjë të tillë.
|
14 |
Në qoftë se mëkatoj, ti më ndjek me sy dhe nuk më lë të pandëshkuar për fajin tim.
|
15 |
Në qoftë se jam i keq, mjerë unë! Edhe sikur të jem i drejtë, nuk do të guxoja të ngrija kokën, i ngopur siç jam nga poshtërsia dhe duke parë mjerimin tim.
|
16 |
Në rast se ngre kryet, ti më ndjek si luani, duke kryer përsëri mrekulli kundër meje.
|
17 |
Ti i përtërin dëshmitarët kundër meje, e shton zemërimin tënd kundër meje dhe trupa gjithnjë të reja më sulmojnë.
|
18 |
Pse, pra, më nxore nga barku? Të kisha vdekur, pa më parë sy njeriu!
|
19 |
Do të kisha qenë sikur të mos kisha ekzistuar kurrë, i mbartur nga barku në varr.
|
20 |
A nuk janë vallë të pakta ditët e mia? Jepi fund, pra, lërmë të qetë që të mund ta mbledh pak veten;
|
21 |
para se të shkoj për të mos u kthyer më, drejt vendit të errësirës dhe të hijes së vdekjes,
|
22 |
të vendit të territ dhe të errësirës së madhe të hijes së vdekjes, ku ka vetëm pështjellim, ku madje edhe drita është si errësira".
|