| Chapter 23 |
1 |
Atëherë Jobi u përgjigj dhe tha:
|
2 |
"Edhe sot vajtimi im është i dhimbshëm; dora ime është e dobët për shkak të rënkimit tim.
|
3 |
Ah, sikur të dija ku ta gjeja, që të mund të arrija deri në fronin e tij!
|
4 |
Do ta parashtroja çështjen time para tij, do ta mbushja gojën time me argumente.
|
5 |
Do të dija fjalët me të cilat do të më përgjigjej, dhe do të kuptoja atë që kishte për të më thënë.
|
6 |
A do të më kundërshtonte me forcë të madhe? Jo, përkundrazi do të më kushtonte vëmendje.
|
7 |
Atje njeriu i drejtë do të mund të diskutonte me të, kështu gjyqtari im do të më shpallte të pafajshëm përjetë.
|
8 |
Ja, po shkoj në lindje, por aty nuk është; në perëndim, por nuk e shoh;
|
9 |
vepron në veri, por nuk e shoh; kthehet nga jugu, por nuk arrij ta shikoj.
|
10 |
Por ai e njeh rrugën që unë kam marrë; sikur të më provonte, do të dilja si ari.
|
11 |
Këmba ime ka ndjekur me përpikmëri gjurmët e tij, i jam përmbajtur rrugës së tij pa devijuar;
|
12 |
nuk jam larguar nga urdhërimet e buzëve të tij, përfitova shumë nga fjalët që kanë dalë prej gojës së tij më tepër se nga racioni tim i ushqimit.
|
13 |
Por atij nuk i gjendet shoku, kush, pra, mund ta ndryshojë? Atë që do, ai e bën,
|
14 |
kështu ai do të realizojë plotësisht atë që ka dekretuar kundër meje, dhe plane të tilla ka mjaft të tjera.
|
15 |
Prandaj në prani të tij e ndjej veten të tmerruar; kur e mendoj këtë, ia kam frikën atij.
|
16 |
Perëndia ma ligështon zemrën, i Plotfuqishmi më tmerron.
|
17 |
Sepse nuk u asgjësova përpara territ; dhe ai nuk e fshehu terrin e dendur nga fytyra ime".
|