| Chapter 37 |
1 |
Prandaj zemra ime dridhet dhe brof jashtë vendit të saj.
|
2 |
Dëgjoni me vëmendje shungullimën e zërit të saj, gjëmimin që del nga goja e saj!
|
3 |
Ai lëshon vetëtimën e tij nën gjithë qiellin dhe deri në skajet e tokës.
|
4 |
Prapa tij një zë vrumbullon; ai gjëmon me zërin e tij madhështor; ai nuk i përmban kur dëgjohet zëri i tij.
|
5 |
Perëndia gjëmon në mënyrë të mrekullueshme me zërin e tij dhe bën gjëra të mëdha që nuk mund t`i kuptojmë.
|
6 |
I thotë në fakt borës: "Bjerë mbi tokë", ia thotë si shirave të lehta ashtu dhe shirave të rrebeshta.
|
7 |
Ai ndal dorën e çdo njeriu, me qëllim që të gjithë vdekatarët të mund të njohin veprat e tij.
|
8 |
Bishat hyjnë në strukat e tyre dhe rrinë në strofkat e tyre.
|
9 |
Nga vendet më të largëta të jugut vjen stuhia dhe të ftohtit nga erërat e acarta të veriut.
|
10 |
Me frymën e Perëndisë formohet akulli dhe shtrirja e ujërave tërhiqet.
|
11 |
I ngarkon retë e dendura me lagështirë dhe i shpërndan larg retë e tij dritëplota.
|
12 |
Ato enden në qiell kudo, duke ndryshuar drejtimin në bazë të drejtimit të tij, për të kryer çfarëdo gjë që ai urdhëron mbi faqen e tokës së banuar.
|
13 |
I dërgon o për dënim, o për tokën e tij o për mirësi.
|
14 |
Dëgjo këtë, o Job, ndalu dhe merr parasysh mrekullitë e Perëndisë!
|
15 |
A e di ti si i drejton Perëndia dhe si bën të shkëlqejë shkrepëtima e reve të tij?
|
16 |
A e di ti si rrinë pezull retë në ajër, mrekullitë e atij që i di të gjitha?
|
17 |
A e di ti përse rrobat e tua janë të ngrohta, kur toka pushon për shkak të erës së jugut?
|
18 |
Vallë a e ke shtrirë ti bashkë me të kupën qiellore, duke e bërë të fortë si një pasqyrë prej metali të shkrirë?
|
19 |
Na mëso se çfarë duhet t`i themi, sepse ne nuk mund të përgatisim shkakun tonë për errësirën.
|
20 |
A mund t`i thuhet vallë se unë dua të flas? Në rast se një njeri duhet të fliste, do të shkatërrohej me siguri.
|
21 |
Edhe tani askush nuk mund ta shikojë diellin me ngulm kur shkëlqen në qiell, mbas kalimit të erës që e ka bërë pa re.
|
22 |
Koha e bukur vjen nga veriu, por rreth Perëndisë kemi një madhështi të hatashme.
|
23 |
Të Plotfuqishmin ne nuk mund ta arrijmë. Ai është i madhërishëm për nga fuqia, nga ndershmëria dhe nga drejtësia; ai nuk shtyp asnjeri.
|
24 |
Prandaj njerëzit e kanë frikë; por ai nuk e përfill atë që e quan veten të ditur".
|