| Chapter 26 |
1 |
Siguromë drejtësi, o Zot, sepse kam ecur në ndershmërinë time dhe kam pasur besim te Zoti pa u lëkundur.
|
2 |
Më heto, o Zot, dhe më vër në provë; pastro me zjarr trurin dhe zemrën time.
|
3 |
Sepse mirësia jote më rri përpara syve dhe unë po eci në vërtetësinë tënde.
|
4 |
Nuk ulem me njerëz gënjeshtarë dhe nuk shoqërohem me njerëz hipokritë.
|
5 |
Unë urrej tubimin e njerëzve të këqij dhe nuk bashkohem me të pabesët.
|
6 |
Unë i laj duart e mia në çiltërsi dhe i shkoi rrotull altarit tënd, o Zot,
|
7 |
për të shpallur me zë të lartë lavdinë tënde dhe për të treguar tërë mrekullitë e tua.
|
8 |
O Zot, unë e dua selinë e shtëpisë sate dhe vendin ku qëndron lavdia jote.
|
9 |
Mos e vër shpirtin tim bashkë me atë të mëkatarëve dhe mos më bashko me njerëzit gjakatarë,
|
10 |
sepse ata kanë në duart e tyre plane të këqija dhe dora e tyre e djathtë është plot dhurata.
|
11 |
Por unë do të eci në ndershmërinë time; më shpengo dhe ki mëshirë për mua.
|
12 |
Këmba ime është e qëndrueshme në vënd të sheshtë. Në kuvende unë do të bekoj Zotin.
|