| Chapter 49 |
1 |
Dëgjoni gjithë popujt, vini veshin, o banorë të botës,
|
2 |
qofshin njerëz të popullit dhe fisnikë, të pasur dhe të varfër tok.
|
3 |
Nga goja ime do të dalin fjalë diturie dhe kredhja në mendime e zemrës sime do të sjellë mirëkuptim.
|
4 |
Unë do ta ndjek një proverb, do ta paraqes enigmën time me harpë.
|
5 |
Pse duhet të kem frikë nga ditët e fatkeqësisë, kur më rrethon ligësia e kundërshtarëve të mi,
|
6 |
ata që kanë besim në pasuritë e tyre dhe mburren me bollëkun e pasurisë së tyre?
|
7 |
Asnjeri nuk mund të shpengojë kurrsesi vëllanë e tij, as t`i japë Perëndisë çmimin e shpengimit të tij,
|
8 |
sepse shpengimi i shpirtit të tij është shumë i shtrenjtë, dhe çmimi i saj nuk do të mjaftonte kurrë,
|
9 |
për të bërë që ai të jetojë përjetë dhe të mos shohë gropën.
|
10 |
Në fakt të gjithë shohin që njerëzit e urtë vdesin dhe që po në atë mënyrë vdesin njerëzit e pamend a mendjeshkurtër, duke ua lënë të tjerëve pasuritë e tyre.
|
11 |
Me mendjen e tyre ata pandehin se shtëpitë e tyre do të qëndrojnë për gjithnjë, që banesat e tyre janë të përjetshme; dhe kështu u vënë tokave emrin e tyre.
|
12 |
Megjithatë edhe njeriu që jeton në mes të pasurive nuk e ka të gjatë; ai është njëlloj si kafshët që mbarojnë.
|
13 |
Kjo është sjellja e njerëzve pa mend dhe e atyre që u shkojnë dhe miratojnë fjalimet e tyre. (Sela)
|
14 |
Shtyhen si dele në drejtim të Sheolit; vdekja do t`i përpijë dhe në mëngjes njerëzit e drejtë do të sundojnë mbi ta. Luksi i tyre do të marrë fund në Sheol, larg banesës së tyre.
|
15 |
Por Perëndia im do ta shpengojë shpirtin tim nga pushteti i Sheolit, sepse ai do të më pranojë. (Sela)
|
16 |
Mos kij frikë kur dikush pasurohet, kur lavdia e shtëpisë së tij rritet,
|
17 |
sepse kur do të vdesë, nuk do të marrë asgjë me vete; lavdia e tij nuk do të zbresë pas tij.
|
18 |
Edhe në se në jetë e ndjente veten të lumtur (në fakt njerëzia të lavdëron kur pasurohesh),
|
19 |
ai do të arrijë brezin e etërve të tij, që nuk do ta shohin kurrë më dritën.
|
20 |
Njeriu që jeton në mes të pasurive pa pasur gjykim është njëlloj si kafshët që zhduken.
|