| Chapter 72 |
1 |
O Perëndi, paraqit mendimet e tua mbretit dhe drejtësinë tënde birit të mbretit,
|
2 |
dhe ai do të gjykojë popullin tënd me drejtësi dhe të pikëlluarit e tu me saktësi.
|
3 |
Malet do t`i sjellin paqen popullit dhe kodrat drejtësinë.
|
4 |
Ai do t`u sigurojë drejtësi të pikëlluarve të popullit, do të shpëtojë bijtë e nevojtarëve dhe do të dërrmojë shtypësin.
|
5 |
Ata do të të kenë frikë deri sa të ketë diell dhe hënë, për të gjitha brezat.
|
6 |
Ai do të zbresë si shiu mbi barin e kositur, si një rrebesh që vadit tokën.
|
7 |
Në ditët e tij i drejti do të lulëzojë dhe ka për të patur shumë paqe deri sa të mos ketë më hënë.
|
8 |
Ai do të mbretërojë nga një det te tjetri dhe nga lumi deri në skajet e tokës.
|
9 |
Banorët e shkretëtirës do të përkulen para tij, dhe armiqtë e tij do të lëpijnë pluhurin.
|
10 |
Mbretërit e Tarshishit dhe të ishujve do t`i paguajnë haraçin, mbretërit e Shebas dhe ai i Sabas do t`i ofrojnë dhurata.
|
11 |
Po, gjithë mbretërit do ta adhurojnë dhe gjithë kombet do t`i shërbejnë.
|
12 |
Sepse ai do ta çlirojë nevojtarin që bërtet dhe të mjerin që nuk ka se kush ta ndihmojë.
|
13 |
Atij do t`i vijë keq për të dobëtin dhe për nevojtarin dhe do të shpëtojë jetën e nevojtarëve.
|
14 |
Ai do të çlirojë jetën e tyre nga shtypja dhe nga dhuna, dhe gjaku i tyre do të jetë i çmuar para syve të tij.
|
15 |
Dhe ai do të jetojë; dhe do t`i jepet ari i Shebas, do të bëhen vazhdimisht lutje për të dhe do të bekohet tërë ditën.
|
16 |
Do të ketë bollëk gruri mbi tokë, në majat e maleve; kallinjtë e tij do të valëviten si drurët e Libanit, dhe banorët e qyteteve do të lulëzojnë si bari i tokës.
|
17 |
Emri i tij do të vazhdojë përjetë, emri i tij do të përhapet deri sa të ketë diell; dhe tërë kombet do të bekohen në të dhe do ta shpallin të lumtur.
|
18 |
I bekuar qoftë Zoti Perëndia, Perëndia i Izraelit; vetëm ai bën mrekulli.
|
19 |
Qoftë i bekuar përjetë emri i tij i lavdishëm, dhe tërë toka qoftë e mbushur me lavdinë e tij. Amen, amen.
|
20 |
Këtu mbarojnë lutjet e Davidit, birit të Isait.
|