| Chapter 132 |
1 |
Mbaje mend, o Zot, Davidin dhe të gjitha mundimet e tij,
|
2 |
ashtu si ai iu betua Zotit dhe lidhi kusht me të Fuqishmin e Jakobit, duke thënë:
|
3 |
"Nuk do të hyj në çadrën e shtëpisë sime, nuk do të hipi mbi shtratin tim;
|
4 |
nuk do t`i jap gjumë syve të mi as pushim qepallave të mia,
|
5 |
deri sa të kem gjetur një vend për Zotin, një banesë për të Fuqishmin e Jakobit".
|
6 |
Ja, dëgjuam të flitet për të në Efratah, e gjetëm në fushat e Jaarit.
|
7 |
Le të shkojmë në banesën e tij, le ta adhurojmë përpara fronit të këmbëve të tij.
|
8 |
Çohu, o Zot, dhe eja në vendin ku pushon ti dhe arka e forcës sate.
|
9 |
Priftërinjtë e tu le të vishen me drejtësi, dhe le të këndojnë nga gëzimi shenjtorët e tu.
|
10 |
Për hir të Davidit, shërbëtorit tënd, mos e dëbo fytyrën e të vajosurit tënd.
|
11 |
Zoti iu betua Davidit në të vërtetë dhe nuk do të ndryshojë: "Unë do të vë mbi fronin tënd një fryt të të përbrendëshmëve të tua.
|
12 |
Në rast se bijtë e tu do të respektojnë besëlidhjen time dhe porositë e mia, që unë do t`u mësojë atyre, edhe bijtë e tyre do të ulen përjetë mbi fronin tënd".
|
13 |
Duke qenë se Zoti e ka zgjedhur Sionin, ai e ka dashur atë për banesën e tij:
|
14 |
"Ky është vendi im i pushimit përjetë; këtu do të banoj, sepse e kam dashur.
|
15 |
Do të bekoj fort zahiretë e tij, do t`i ngop me bukë të varfërit e tij;
|
16 |
do t`i vedh priftërinjtë e tij me shpëtim, do të ngazëllojnë shenjtorët e tij me britma gëzimi.
|
17 |
Këtu do ta rris fuqinë e Davidit dhe do t`i jap një llambë të vajosurit tim.
|
18 |
Do t`i mbuloj me turp armiqtë e tij, por mbi të do të lulëzojë kurora e tij".
|