| Chapter 139 |
1 |
Ti më ke hetuar, o Zot, dhe më njeh.
|
2 |
Ti e di kur ulem dhe kur ngrihem, ti e kupton nga larg mendimin tim.
|
3 |
Ti e shqyrton me kujdes ecjen time dhe pushimin tim dhe i njeh thellë të gjitha rrugët e mia.
|
4 |
Sepse, edhe para se të jetë fjala mbi gojën time ti, o Zot, e di atë plotësisht.
|
5 |
Ti më rrethon nga pas dhe përpara dhe vë dorën tënde mbi mua.
|
6 |
Njohja jote është shumë e mrekullueshme për mua, aq e lartë sa unë nuk mund ta arrij.
|
7 |
Ku do të mund të shkoja larg Frymës sate, ose ku do të mund të ikja larg pranisë sate?
|
8 |
Në rast se ngjitem në qiell, ti je atje; në rast se shtrij shtratin tim në Sheol, ti je edhe aty.
|
9 |
Në rast se marr krahët e agimit dhe shkoj të banoj në skajin e detit,
|
10 |
edhe aty dora jote do të më udhëheqë dhe dora jote e djathtë do të më kapë.
|
11 |
Po të them: "Me siguri terri do të më fshehë", madje edhe nata do të bëhet dritë rreth meje:
|
12 |
terri vetë nuk mund të të fshehë asgjë, madje nata shkëlqen si dita; terri dhe drita janë të barabarta për ty.
|
13 |
Po, ti ke formuar të përbrëndëshmet e mia, ti më ke endur në barkun e nënes sime.
|
14 |
Unë do të të kremtoj, sepse jam krijuar në mënyrë të mrekulluar; veprat e tua janë të mrekullueshme, dhe unë e di shumë mirë këtë gjë.
|
15 |
Kockat e mia nuk ishin një e fshehtë për ty kur u formova në fshehtësi duke u endur në thellësitë e tokës.
|
16 |
Dhe sytë e tu panë masën pa trajtë të trupit tim, dhe në librin tënd ishin shkruar ditët që ishin caktuar për mua, megjithëse asnjë prej tyre nuk ekzistonte ende.
|
17 |
Oh, sa të çmuara janë për mua mendimet e tua, o Perëndi! Sa i madh është gjithë numri i tyre!
|
18 |
Po të doja t`i numëroja, do të ishin më të shumtë se rëra; kur zgjohem jam ende me ty.
|
19 |
Me siguri, ti do vrasësh të pabesin, o Perëndi; prandaj ju, njerëz gjakatarë largohuni nga unë.
|
20 |
Ata flasin me pabesi kundër teje; armiqtë e tu përdorin më kot emrin tënd.
|
21 |
A nuk i urrej vallë ata që të urrejnë, o Zot, dhe a nuk i urrej ata që ngrihen kundër teje?
|
22 |
Unë i urrej me një urrejtje të përsosur; ata janë bërë armiqtë e mi.
|
23 |
Më heto, o Perëndi, dhe njihe zemrën time; më provo dhe njihi mendimet e mia.
|
24 |
dhe shiko në se ka tek unë ndonjë rrugë të keqe dhe më udhëhiq nëpër rrugën e përjetshme.
|