| Chapter 8 |
1 |
A nuk bërtet vallë dituria dhe maturia a nuk e bën zërin e saj të dëgjohet?
|
2 |
Ajo qëndron në këmbë mbi majën e lartësive, gjatë rrugës, në kryqëzimet e rrugëve;
|
3 |
bërtet pranë portave, në hyrje të qyteteve, në prag të dyerve;
|
4 |
"Ju drejtohem juve, o njerëz dhe zëri im u drejtohet bijve të njeriut.
|
5 |
Kuptoni, o njerëz të thjeshtë, maturinë, dhe ju, njerëz pa mend, kini një zemër të urtë.
|
6 |
Më dëgjoni, sepse do të flas për gjëra të rëndësishme dhe buzët e mia do të hapen për të thënë gjëra të drejta.
|
7 |
Sepse goja ime do të shpallë të vërtetën; pabesia është e neveritshme për buzët e mia.
|
8 |
Të gjitha fjalët e gojës sime janë të drejta, në to nuk ka asgjë të shtrembër dhe të çoroditur.
|
9 |
Janë të gjitha të drejta për atë që ka mend dhe për ata që kanë gjetur dijen.
|
10 |
Pranoni mësimin tim dhe jo argjendin, dijen në vend të arit të zgjedhur,
|
11 |
sepse dituria vlen më tepër se margaritarët, të gjitha gjërat që dikush mund dikush të dëshiroje nuk barazohen me të.
|
12 |
Unë, dituria, rri me maturinë dhe e gjej dijen në meditim.
|
13 |
Frika e Zotit është të urresh të keqen; unë e urrej kryelartësinë, arrogancën, rrugën e keqe dhe gojën e çoroditur.
|
14 |
Mua më takon mendimi dhe dituria e vërtetë; unë jam zgjuarsia, mua më përket forca.
|
15 |
Nëpërmjet meje mbretërojnë mbretërit dhe princat vendosin drejtësinë.
|
16 |
Nëpërmjet meje qeverisin krerët, fisnikët, tërë gjykatësit e tokës.
|
17 |
Unë i dua ata që më duan, dhe ata që më kërkojnë me kujdes më gjejnë.
|
18 |
Me mua janë pasuria dhe lavdia, pasuria që zgjat dhe drejtësia.
|
19 |
Fryti im është më i mirë se ari, po, se ari i kulluar, dhe prodhimi im më tepër se argjendi i zgjedhur.
|
20 |
Unë eci në rrugën e drejtësisë, në mes të shtigjeve të drejtësisë,
|
21 |
për t`i bërë ata që më duan të trashëgojnë pasurinë e vërtetë dhe për të mbushur thesaret e tyre.
|
22 |
Zoti më zotëroi në fillim të rrugës së tij, përpara veprave të tij më të lashta.
|
23 |
U vendosa nga amshimi, që në krye, para se toka të ekzistonte.
|
24 |
Më prodhuan kur nuk kishte ende humnera, kur nuk kishte burime me ujë të bollshëm.
|
25 |
Më prodhuan para se themelet e maleve të ishin përforcuar, para kodrinave,
|
26 |
kur nuk kishte sajuar ende as tokën, as fushat dhe as plisat e para të dheut.
|
27 |
Kur ai fiksonte qiejtë, unë isha aty; kur bënte një rreth mbi sipërfaqen e humnerës,
|
28 |
kur i bënte të qëndrueshëm qiejtë e epërm, kur përforconte burimet e humnerës,
|
29 |
kur i caktonte detit caqet e tij në mënyrë që ujërat të mos kalonin përtej urdhërit të tij, kur vendoste themelet e dheut,
|
30 |
unë isha pranë tij si një arkitekt, isha çdo ditë kënaqësia e tij, duke u gëzuar çdo çast para tij;
|
31 |
kënaqesha në pjesën e banueshme të botës dhe gjeja ëndjen time me bijtë e njerëzve.
|
32 |
Tani, pra, më dëgjoni, o bij; lum ata që ndjekin rrugët e mia!
|
33 |
Dëgjoni këto mësime, tregohuni të urtë dhe mos i hidhni poshtë!
|
34 |
Lum ai njeri që më dëgjon, duke u gdhirë çdo ditë te portat e mia dhe duke ruajtur shtalkat e portave të mia.
|
35 |
Sepse ai që më gjen, gjen jetën, dhe siguron përkrahjen e Zotit.
|
36 |
Por ai që mëkaton kundër meje, i bën të keqe vetvetes; të gjithë ata që më urrejnë duan vdekjen".
|