| Chapter 13 |
1 |
Një bir i urtë dëgjon mësimet e atit të vet, por tallësi nuk e dëgjon qortimin.
|
2 |
Nga fryti i gojës së tij njeriu do të hajë atë që është e mirë, por shpirti i të pabesëve do të ushqehet me dhunë.
|
3 |
Kush kontrollon gojën e tij mbron jetën e vet, por ai që i hap shumë buzët e tij shkon drejt shkatërrimit.
|
4 |
Shpirti i përtacit dëshiron dhe nuk ka asgjë, por shpirti i atyre që janë të kujdesshëm do të kënaqet plotësisht.
|
5 |
I drejti e urren gënjeshtrën, por i pabesi është i neveritshëm dhe do të turpërohet.
|
6 |
Drejtësia ruan atë që ndjek një rrugë të ndershme, por pabesia e rrëzon mëkatarin.
|
7 |
Ka nga ata që sillen si një i pasur, por nuk kanë asgjë; përkundrazi ka nga ata që sillen si një i varfër, por kanë shumë pasuri.
|
8 |
Pasuritë e një njeriu shërbejnë për të shpërblyer jetën e tij, por i varfëri nuk ndjen asnjë kërcënim.
|
9 |
Drita e të drejtëve shkëlqen bukur, por llamba e të pabesëve do të shuhet.
|
10 |
Nga krenaria rrjedhin vetëm grindjet, por dituria është me ata që u kushtojnë kujdes këshillave.
|
11 |
Pasuria e përftuar në mënyrë jo të ndershme do të katandiset në pak gjëra, por atij që e grumbullon me mund do t`i shtohet ajo.
|
12 |
Pritja e zgjatur e ligështon zemrën, por dëshira e plotësuar është një dru i jetës.
|
13 |
Ai që përçmon fjalën do të shkatërrohet, por ai që respekton urdhërimin do të shpërblehet.
|
14 |
Mësimet e të urtit janë burim jete për t`i evituar dikujt leqet e vdekjes.
|
15 |
Gjykimi i mirë siguron favor, por veprimi i të pabesëve është i dëmshëm.
|
16 |
Çdo njeri i matur vepron me dituri, por budallai kapardiset me marrëzinë e tij.
|
17 |
Lajmëtari i keq bie në telashe, por lajmëtari besnik sjell shërim.
|
18 |
Mjerimi dhe turpi do të vjinë mbi atë që nuk pranon korrigjimin, por ai që dëgjon qortimin do të nderohet.
|
19 |
Dëshira e realizuar është e ëmbël për shpirtin, por për budallenjtë është një gjë e neveritshme largimi nga e keqja.
|
20 |
Kush shkon me të urtët bëhet i urtë, por shoku i budallenjve do të bëhet i keq.
|
21 |
E keqja përndjek mëkatarët, por i drejti do të shpërblehet me të mirën.
|
22 |
Njeriu i mirë i lë një trashëgim bijve të bijve të tij, por pasuria e mëkatarit vihet mënjanë për të drejtin.
|
23 |
Ara e punuar e të varfërve jep ushqim me shumicë, por ka nga ata që vdesin për mungesë drejtësie.
|
24 |
Kush e kursen shufrën urren birin e vet, por ai që e do e korrigjon me kohë.
|
25 |
I drejti ha sa të ngopet, por barku i të pabesëve vuan nga uria.
|