| Chapter 17 |
1 |
Éshtë më mirë një copë bukë thatë me paqe se sa një shtëpi plot me kafshë të vrara me grindje.
|
2 |
Shërbëtori që vepron me urtësi ka për të sunduar mbi të birin që e turpëron dhe do të marrë një pjesë të trashëgimisë bashkë me vëllezërit.
|
3 |
Poçi është për argjendin dhe furra për arin, por ai që provon zemrat është Zoti.
|
4 |
Njeriu i keq dëgjon buzët e liga, gënjeshtari dëgjon gjuhën e çoroditur.
|
5 |
Ai që përqesh të varfërin fyen Atë që e ka krijuar; ai që kënaqet me fatkeqësinë e tjetrit nuk do të mbetet pa u ndëshkuar.
|
6 |
Bijtë e bijve janë kurora e pleqve, dhe lavdia e bijve janë etërit e tyre.
|
7 |
Budallait nuk i shkon një e folur e bukur, aq më pak princit nuk i shkojnë buzë gënjeshtare,
|
8 |
Një dhuratë është një gur i çmuar në sytë e atij që e ka; ngado që kthehet, ai ia del.
|
9 |
Kush mbulon një faj fiton dashuri, por kush i rikthehet përsëri ndan miqtë më të mirë.
|
10 |
Një qortim depërton më thellë te njeriu me mend se sa njëqind goditje te budallai.
|
11 |
Njeriu i keq nuk kërkon gjë tjetër veç të ngrerë krye, prandaj do të dërgohet kundër tij një lajmëtar mizor.
|
12 |
Éshtë më mirë të takosh një harushë se cilës i kanë vjedhur këlyshët e vet se sa një budalla në marrëzinë e tij.
|
13 |
E keqja nuk do të largohet nga shtëpia e atij që së mirës i përgjigjet me të keqen.
|
14 |
Të fillosh një grindje është sikur t`u çelësh rrugë ujërave; prandaj ndërprite grindjen përpara se të acarohet.
|
15 |
Ai që nxjerr të pafajshëm fajtorin dhe ai që dënon të drejtin janë që të dy të neveritshëm për Zotin.
|
16 |
Ç`duhet paraja në duart e budallait? Mos vallë për të blerë dituri, kur ai nuk ka mend fare?
|
17 |
Miku të do në çdo kohë, por vëllai lind për ditë të vështira.
|
18 |
Njeriu që nuk ka mend jep dorën si garanci dhe merr zotime për të afërmin e tij.
|
19 |
Ai që do mëkatin i do grindjet, dhe ai që ngre portën e tij kërkon rrënim.
|
20 |
Njeriu zemërshthurur nuk gjen asnjë të mirë, dhe ai që ka gjuhën e çoroditur bie në telashe.
|
21 |
Atij që i lind një budalla do t`i vijnë hidhërime dhe ati i një budallai nuk mund të ketë gëzim.
|
22 |
Një zemër e gëzuar është një ilaç i mirë, por një frymë e dërrmuar i than kockat.
|
23 |
I pabesi pranon dhurata fshehurazi për të prishur rrugët e drejtësisë.
|
24 |
Dituria qëndron para atij që ka mend, por sytë e budallait enden deri në cepat më të largëta të dheut.
|
25 |
Biri budalla është një burim vuajtjesh për atin e tij dhe hidhërim për atë që e ka lindur.
|
26 |
Nuk është mirë të dënosh të drejtin, as të godasësh princat për ndershmërinë e tyre.
|
27 |
Kush i mat fjalët e veta ka dije, dhe kush ka një shpirt të qetë është njeri i matur.
|
28 |
Budallai, edhe kur hesht, konsiderohet i urtë dhe, kur i mban të mbyllura buzët e tij, konsiderohet i zgjuar.
|