| Chapter 22 |
1 |
Një nam i mirë është më i pëlqyeshëm se pasuritë e mëdha, dhe hiri është më i pëlqyeshëm se argjendi dhe ari.
|
2 |
I pasuri dhe i varfëri kanë këtë të përbashkët: të dy i ka bërë Zoti.
|
3 |
Njeriu i matur e shikon të keqen dhe fshihet; por njerëzit naivë shkojnë tutje dhe dënohen.
|
4 |
Çmimi i përvujtërisë është frika e Zotit, pasuria, lavdia dhe jeta.
|
5 |
Ferra dhe leqe gjenden në udhën e të çoroditurit; kush kujdeset për jetën e vet rri larg tyre.
|
6 |
Mësoji fëmijës rrugën që duhet të ndjekë, dhe ai nuk do të largohet prej saj edhe kur të plaket.
|
7 |
I pasuri sundon mbi të varfërit, dhe huamarrësi është skllav i huadhënësit.
|
8 |
Kush mbjell padrejtësi ka për të korrur telashe dhe shufra e zemërimit të tij do të asgjesohet.
|
9 |
Njeriu me sy dashamirës do të bekohet, sepse i jep bukë të varfërit.
|
10 |
Përzëre tallësin dhe grindjet do të ikin bashkë me të; po, grindjet dhe fyerjet do të pushojnë.
|
11 |
Kush e do pastërtinë e zemrës dhe ka hir mbi buzët do ta ketë shok mbretin.
|
12 |
Sytë e Zotit ruajnë dijen, por ai i bën të kota fjalët e të pabesit.
|
13 |
Përtaci thotë: "Jashtë ka një luan; do të vritem rrugës".
|
14 |
Goja e gruas që shkel kurorën është një gropë e thellë; ai që ka zemëruar Zotin do të bjerë në të.
|
15 |
Marrëzia lidhet me zemrën e fëmijës, por shufra e korrigjimit do ta largojë prej saj.
|
16 |
Ai që shtyp të varfërin për t`u pasuruar dhe ai që i jep të pasurit, me siguri do të varfërohet.
|
17 |
Vëru veshin dhe dëgjo fjalët e të urtëve, dhe jepja zemrën dijes sime.
|
18 |
sepse për ty do të jetë e këndshme t`i ruash në intimitetin tënd dhe t`i kesh të gjitha gati mbi buzët e tua.
|
19 |
Me qëllim që besimin tënd ta kesh te Zoti, sot të kam mësuar, po, pikërisht ty.
|
20 |
A nuk të kam shkruar në të kaluarën aforizma që kanë të bëjnë me këshillimin dhe diturinë,
|
21 |
në mënyrë që të njohësh sigurinë e fjalëve të së vërtetës, me qëllim që t`u përgjigjesh me fjalë të vërteta atyre që të dërgojnë?
|
22 |
Mos e vidh të varfërin, sepse është i varfër, dhe mos e shtyp të mjerin te porta,
|
23 |
sepse Zoti do të mbrojë çështjen e tyre dhe do t`u heqë jetën atyre që i kanë zhveshur.
|
24 |
Mos lidh miqësi me njeriun zemërak dhe mos u shoqëro me njeriun idhnak,
|
25 |
që të mos mësosh rrugët e tij dhe të mos gjesh një kurth për shpirtin tënd.
|
26 |
Mos u bëj si ata që japin dorën si garanci, që bëhen garant për borxhet e të tjerëve.
|
27 |
Në qoftë se nuk ke asgjë me se të paguash, pse duhet të të heqë shtratin poshtë vetes?
|
28 |
Mos e luaj kufirin e vjetër, të vendosur nga etërit e tu.
|
29 |
A ke parë një njeri të papërtueshëm në punën e tij? Ai do të paraqitet në prani të mbretit dhe nuk do të qëndrojë para njerëzve të humbur.
|