Albanian Bible

Osea 8

Osea

Return to Index

Chapter 9

1


 

   Mos u gëzo, o Izrael, për të ngazëlluar si popujt e tjerë, sepse je kurvëruar duke u larguar nga Perëndia yt; ke dashur pagesën e prostitutës në të gjithë lëmenjtë e grurit.  

 

 


2


 

   Lëmi dhe trokulli nuk do t`i ushqejnë dhe mushti do t`i lërë të zhgënjyer.  

 

 


3


 

   Ata nuk do të banojnë në vendin e Zotit, por Efraimi do të kthehet në Egjipt dhe në Asiri do të hanë ushqime të papastra.  

 

 


4


 

   Nuk do t`i bëjnë më libacione vere Zotit dhe flijimet e tyre nuk do të pëlqehen prej tij. Do të jenë për ta si një ushqim zie; kushdo që do ta hajë do të ndotet, sepse buka e tyre do të vlejë për t`i mbajtur në jetë, nuk do të hyjë në shtëpinë e Zotit.  

 

 


5


 

   Çfarë do të bëni në ditët solemne dhe në ditët e kremtimit të Zotit?  

 

 


6


 

   Sepse ja, ndonëse i kanë shpëtuar shkatërrimit, Egjipti do t`i mbledhë bashkë, Mofi do t`i varrosë; gjërat e tyre të çmuara prej argjendi do t`i pushtojnë hithrat, dhe në çadrat e tyre do të rriten ferrat.  

 

 


7


 

   Kanë ardhur ditët e ndëshkimit, kanë ardhur ditët e shpagimit; Izraeli do ta mësojë. Profeti është një i pamend, njeriu i frymës flet përçart, për shkak të madhësisë së paudhësisë sate dhe të madhësisë së armiqësisë sate.  

 

 


8


 

   Roja e Efraimit është me Perëndinë tim, por profeti yt është një lak i gjuetarit të zogjve në të gjitha rrugët e tij; ka armiqësi në shtëpinë e Perëndisë së tij.  

 

 


9


 

   Ata u korruptuan thellë si në ditët e Gibeahut; por ai do ta mbajë mend paudhësinë e tyre, do të ndëshkojë mëkatet e tyre.  

 

 


10


 

   "Unë gjeta Izraelin si rrushi në shkretëtirë, pashë etërit tuaj si fiqtë e parë mbi një fik të ri. Por, mbasi arritën në Baal-peor, u dhanë pas poshtërsisë dhe u bënë të neveritshëm si ajo që ata donin.  

 

 


11


 

   Lavdia e Efraimit do të fluturojë si zog; nuk do të ketë më lindje, as barrë, as mbarsje.  

 

 


12


 

   Edhe sikur të rritin bijtë e tyre, unë do t`i lë pa ata, deri sa të mos mbetet më asnjë njeri; po, mjerë ata kur të largohem prej tyre!  

 

 


13


 

   Efraimi, duke shikuar nga Tiro, është vendosur në një vend të këndshëm; por Efraimi duhet t`ia çojë bijtë e tij atij që do t`i vrasë".  

 

 


14


 

   Jepu atyre, o Zot... Çfarë do t`u japësh atyre? Jepu atyre një bark që dështon dhe gji të shterura.  

 

 


15


 

   Gjithë ligësia e tyre është në Gilgal; atje fillova t`i urrej. Për shkak të ligësisë së veprimeve të tyre do t`i dëboj nga shtëpia ime, nuk do t`i dua më; tërë krerët e tyre janë rebelë.  

 

 


16


 

   Efraimi është goditur, rrënja e tij është tharë; ata nuk do të japin më fryt. Po, edhe sikur të kenë fëmijë, unë do të bëj që frytet e dashur të vdesin që në bark.  

 

 


17


 

   Perëndia im do t`i hedhë poshtë, sepse nuk e kanë dëgjuar. Dhe ata do të shkojnë duke u endur midis kombeve.  

 

 


Osea 10

 

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: