| Chapter 19 |
1 |
Mbasi Jezusi i mbaroi këto ligjërata, u nis nga Galilea dhe erdhi në krahinën e Judesë, përtej Jordanit.
|
2 |
Turma të mëdha e ndiqnin dhe ai i shëroi atje.
|
3 |
Atëherë iu afruan disa farisenj për ta provokuar dhe i thanë: ``A është e lejueshme që burri ta ndajë gruan për një shkak çfarëdo?``.
|
4 |
Dhe ai, duke u përgjigjur u tha atyre: ``A nuk keni lexuar ju, se ai që i krijoi që në fillim, i krijoi mashkull dhe femër?
|
5 |
Dhe tha: "Për këtë arsye njeriu do ta lërë babanë dhe nënën e vet dhe do të bashkohet me gruan e vet; dhe të dy do të jenë një mish i vetëm".
|
6 |
Dhe kështu ata nuk janë më dy, por një mish i vetëm; prandaj atë që Perëndia ka bashkuar, njeriu të mos e ndajë``.
|
7 |
Ata i thanë: ``Atëherë përse Moisiu urdhëroi të jepet letërndarja dhe të lëshohet?``.
|
8 |
Ai u tha atyre: ``Moisiu ju lejoi t`i ndani gratë tuaja për shkak të ngurtësisë së zemrave tuaja, por në fillim nuk ka qenë kështu.
|
9 |
Por unë ju them se kushdo që e lëshon gruan e vet, përveç rastit të kurvërisë, dhe martohet me një tjetër, shkel kurorën; edhe ai që martohet me gruan e ndarë, shkel kurorën``.
|
10 |
Dishepujt e vet i thanë: ``Në qoftë se kushtet e burrit ndaj gruas janë të tilla, më mirë të mos martohet``.
|
11 |
Por ai u tha atyre: ``Jo të gjithë i kuptojnë këto fjalë, por atyre që iu është dhënë.
|
12 |
Sepse ka eunukë që kanë lindur të tillë nga barku i nënës; ka eunukë që janë bërë eunukë nga njerëzit, dhe ka eunukë që janë bërë vet eunukë për mbretërinë e qiejve. Ai që mund ta kuptojë, le ta kuptojë``.
|
13 |
Atëherë i sollën fëmijë të vegjël që të vinte duart mbi ata dhe të lutej, por dishepujt i qortuan.
|
14 |
Por Jezusi tha: ``I lini fëmijët e vegjël të vijnë tek unë, sepse atyre u përket mbretëria e qiejve``.
|
15 |
Dhe, mbasi vuri duart mbi ata, u nis që andej.
|
16 |
Dhe ja, iu afrua dikush dhe i tha: ``Mësues i mirë, çfarë të mire duhet të bëj që të kem jetë të përjetshme?``.
|
17 |
Dhe ai tha: ``Pse më quan të mirë? Askush nuk është i mirë, përveç një të vetmi: Perëndia. Tani në qoftë se ti don të hysh në jetë, zbato urdhërimet``.
|
18 |
Ai i tha: ``Cilat?``. Atëherë Jezusi i tha: ``Mos vraj, mos shkel kurorën, mos vidh, mos bëj dëshmi të rreme,
|
19 |
ndero atin tënd dhe nënën tënde dhe duaje të afërmin tënd si veten tënde``.
|
20 |
I riu i tha: ``Të gjitha këto gjëra unë i kam zbatuar që në rini; çfarë më mungon tjetër?``.
|
21 |
Jezusi i tha: ``Në qoftë se do të jesh i përsosur, shko, shit ç`të kesh, jepua të varfërve dhe ti do të kesh një thesar në qiell; pastaj eja dhe më ndiq mua``.
|
22 |
Por i riu, kur i dëgjoi këto fjalë, iku i trishtuar, sepse kishte pasuri të madhe.
|
23 |
Atëherë Jezusi u tha dishepujve të vet: ``Në të vërtetë ju them se një i pasur me vështirësi do të hyjë në mbretërinë e qiejve.
|
24 |
Dhe po jua përsëris: Éshtë më lehtë të kalojë deveja nga vrima e gjilpërës, se sa i pasuri të hyjë në mbretërinë e Perëndisë``.
|
25 |
Kur i dëgjuan këto fjalë, dishepujt e vet u habitën shumë dhe thanë: ``Atëherë, kush do të shpëtojë vallë?``.
|
26 |
Dhe Jezusi duke përqëndruar shikimin mbi ata tha: ``Për njerëzit kjo është e pamundur, por për Perëndinë çdo gjë është e mundur``.
|
27 |
Atëherë Pjetri iu përgjigj duke thënë: ``Ja, ne i lamë të gjitha dhe të ndoqëm; çfarë do të fitojmë, pra?``.
|
28 |
Jezusi u tha atyre: ``Në të vërtetë po ju them, në krijimin e ri, kur Biri i njeriut të ulet në fronin e lavdisë së vet, edhe ju që më keni ndjekur do të uleni mbi dymbëdhjetë frone për të gjykuar të dymbëdhjetë fiset e Izraelit.
|
29 |
Dhe kushdo që ka lënë, për hir të emrit tim, shtëpi, vëllezër, motra, atë, nënë, grua, bij ose ara, do të marrë njëqindfish dhe do të trashëgojë jetë të përjetshme.
|
30 |
Por shumë të parë do të jenë të fundit, dhe shumë të fundit do të jenë të parët``.
|