| Chapter 20 |
1 |
``Mbretëria e qiejve i ngjan, pra, një zot shtëpie, që doli herët në mëngjes për të pajtuar me mëditje punëtorë për vreshtin e vet.
|
2 |
Mbasi ra në ujdi me punëtorët për një denar në ditë, i dërgoi në vreshtin e vet.
|
3 |
Pastaj doli rreth orës së tretë dhe pa të tjerë që rrinin në shesh, të papunë.
|
4 |
Dhe u tha atyre: "Shkoni edhe ju në vresht dhe unë do t`ju jap sa është e drejtë". Dhe ata shkuan.
|
5 |
Doli përsëri rreth orës së gjashtë dhe orës së nëntë dhe bëri po ashtu.
|
6 |
Kur doli përsëri rreth orës njëmbëdhjetë, gjeti disa të tjerë, të papunë, dhe u tha: "Përse rrini gjithë ditën këtu pa bërë asgjë?".
|
7 |
Ata i thanë: "Sepse askush nuk na ka marrë me mëditje". Ai u tha atyre: "Shkoni edhe ju në vresht dhe do të merrni aq sa është e drejtë".
|
8 |
Kur erdhi mbrëmja, i zoti i vreshtit i tha kujdestarit të vet: "Thirri punëtorët dhe jepu mëditjen e tyre, duke filluar nga ata të fundit e deri te të parët".
|
9 |
Dhe kur erdhën ata të orës njëmbëdhjetë, morën nga një denar secili.
|
10 |
Kur erdhën të parët, menduan se do të merrnin më shumë, por edhe ata morën nga një denar secili.
|
11 |
Duke e marrë, murmurisnin kundër zotit të shtëpisë,
|
12 |
duke thënë: "Këta të fundit punuan vetëm një orë, dhe ti i trajtove si ne që hoqëm barrën dhe vapën e ditës".
|
13 |
Por ai duke u përgjigjur i tha njerit prej tyre: "Mik, unë nuk po të ha hakun; a nuk re në ujdi me mua për një denar?
|
14 |
Merr atë që të takon ty dhe shko; por unë dua t`i jap këtij të fundit aq sa ty.
|
15 |
A nuk më lejohet të bëj me timen ç`të dua? Apo bëhesh sylig, sepse unë jam i mirë?".
|
16 |
Kështu të fundit do të jenë të parët dhe të parët të fundit, sepse shumë janë të thirrur, por pak janë të zgjedhur``.
|
17 |
Pastaj, kur Jezusi po ngjitej në Jeruzalem, i mori mënjanë të dymbëdhjetë dishepujt gjatë rrugës dhe u tha atyre:
|
18 |
``Ja, ne ngjitemi në Jeruzalem dhe Biri i njeriut do t`u dorëzohet krerëve të priftërinjve dhe skribëve, dhe ata do ta dënojnë me vdekje.
|
19 |
Do t`ua dorëzojnë pastaj në duart e paganëve që ta tallin, ta fshikullojnë dhe ta kryqëzojnë; por ai ditën e tretë do të ringjallet``.
|
20 |
Atëherë nëna e bijve të Zebedeut iu afrua bashkë me bijtë e vet, ra përmbys para tij dhe i kërkoi diçka.
|
21 |
Dhe ai i tha: ``Çfarë do?``. Ajo u përgjigj: ``Urdhëro që këta dy bijtë e mi të ulen njeri në të djathtën dhe tjetri në të majtën në mbretërinë tënde``.
|
22 |
Dhe Jezusi, duke u përgjigjur tha: ``Ju nuk dini çfarë kërkoni; a mund ta pini ju kupën që unë do të pi dhe të pagëzoheni me pagëzimin me të cilin unë do të pagëzohem? Ata i thanë: ``Po, mundemi``.
|
23 |
Atëherë ai u tha atyre: ``Ju me të vërtetë do ta pini kupën time dhe do të pagëzoheni me pagëzimin me të cilin unë do të pagëzohem; por nuk është në dorën time që të uleni në të djathtën time ose në të majtën time, por u është rezervuar atyre, të cilëve u është përgatitur nga Ati im``.
|
24 |
Kur i dëgjuan këto fjalë, të dhjetët të tjerët u indinjuan kundër të dy vëllezërve.
|
25 |
Dhe Jezusi i thirri ata pranë vetes dhe u tha: ``Ju e dini se të parët e kombeve i sundojnë ato dhe të mëdhenjtë përdorin pushtet mbi ato,
|
26 |
por midis jush kështu nuk do të ndodhë; madje secili prej jush që do të dojë të bëhet i madh, qoftë shërbëtori juaj;
|
27 |
dhe kushdo prej jush që do të dojë të jetë i pari, qoftë skllavi juaj.
|
28 |
Sepse edhe Biri i njeriut nuk erdhi që t`i shërbejnë, por për të shërbyer dhe për të dhënë jetën e tij si çmim për shpengimin e shumë vetëve.
|
29 |
Kur po dilnin nga Jeriko, një turmë e madhe e ndoqi.
|
30 |
Dhe ja, dy të verbër që uleshin gjatë rrugës, kur dëgjuan se po kalonte Jezusi, filluan të bërtasin duke thënë: ``Ki mëshirë për ne, Zot, Biri i Davidit``.
|
31 |
Por turma i qortoi që të heshtnin; por ata bërtisnin edhe më fort duke thënë: ``Ki mëshirë për ne, Zot, Biri i Davidit!``.
|
32 |
Atëherë Jezusi ndaloi, i thirri dhe tha: ``Çfarë doni të bëj për ju?``.
|
33 |
Ata i thanë: ``Zot, të na hapen sytë!``.
|
34 |
Dhe Jezusi pati mëshirë për ta dhe ua preku sytë e tyre; dhe në atë çast u erdhi drita e syve dhe ata e ndiqnin.
|