| Chapter 24 |
1 |
Tani ditën e parë të javës, shumë herët në mëngjes, ato me gra të tjera shkuan te varri, duke sjellë erërat e mira që kishin përgatitur.
|
2 |
Dhe gjetën që guri ishte rrokullisur nga varri.
|
3 |
Por, kur hynë, nuk e gjetën trupin e Zotit Jezus.
|
4 |
Dhe, ndërsa ishin shumë të hutuara nga kjo, ja, iu paraqitën atyre dy burra të veshur me rroba të ndritshme.
|
5 |
Dhe, mbasi ato, të tmerruara, e mbanin fytyrën të përkulur për dhe, ata u thanë: ``Pse e kërkoni të gjallin midis të vdekurve?
|
6 |
Ai nuk ështe këtu, por është ringjallur; kujtohuni si ju foli, kur ishte ende në Galile,
|
7 |
duke thënë se Biri i njeriut duhej të dorëzohej në duar të njerëzve mëkatarë, duhej kryqëzuar dhe do të ringjallej ditën e tretë``.
|
8 |
Dhe ato kujtonin fjalët e tij.
|
9 |
kur u kthyen nga varri, ato ua treguan të gjitha këto gjëra të njëmbëdhjetëve dhe gjithë të tjerëve.
|
10 |
Ato që u treguan apostujve këto gjëra ishin Maria Magdalena, Joana, Maria, nëna e Jakobit dhe gratë e tjera që ishin me to.
|
11 |
Por këto fjalë atyrë iu dukën si dokrra; dhe ata nuk u besuan atyre.
|
12 |
Megjithatë Pjetri u çua, vrapoi te varri, u përkul dhe nuk pa tjetër përveç çarçafëve që dergjeshin vetëm; pastaj u largua, i mrekulluar me veten e tij për sa kishte ndodhur.
|
13 |
Po ate ditë, dy nga ata po shkonin drejt një fshati, me emër Emaus, gjashtëdhjetë stade larg Jeruzalemit.
|
14 |
Dhe ata po bisedonin midis tyre për të gjitha ato që kishin ndodhur.
|
15 |
Dhe ndodhi që, ndërsa po flisnin dhe bisedonin bashkë, vetë Jezusi u afrua dhe nisi të ecë me ta.
|
16 |
Por sytë e tyre ishin të penguar kështu që të mos e njihnin.
|
17 |
Dhe ai u tha atyre: ``Ç`janë këto biseda që bëni me njëri-tjetrin udhës? Dhe pse jeni të trishtuar?``.
|
18 |
Dhe një nga ata, i me emër Kleopa, duke u përgjigjur tha: ``Je ti i vetmi i huaj në Jeruzalem, që nuk i di gjërat që kanë ndodhur këtu në këto ditë?``.
|
19 |
Dhe ai u tha atyre: ``Cilat?``. Ata i thanë: ``Çështjen e Jezusit nga Nazareti, që ishte një profet i fuqishëm në vepra dhe në fjalë përpara Perëndisë dhe përpara gjithë popullit.
|
20 |
Dhe se si krerët e priftërinjve dhe kryetarët tanë e kanë dorëzuar për ta dënuar me vdekje dhe e kanë kryqëzuar.
|
21 |
Por ne kishim shpresë se ai do të ishte ky që do ta çlironte Izraelin; por, megjithkëtë, sot është e treta ditë që kur ndodhën këto gjëra.
|
22 |
Por edhe disa gra në mes nesh na kanë çuditur, sepse, kur shkuan herët në mëngjes te varri,
|
23 |
dhe nuk e gjetën trupin e tij, u kthyen duke thënë se kishin parë nië vegim engjëjsh, të cilët thonë se ai jeton.
|
24 |
Dhe disa nga tanët shkuan te varri dhe e gjetën ashtu si kishin treguar gratë, por atë nuk e panë``.
|
25 |
Atëherë ai u tha atyre: ``O budallenj dhe zemërngathët për të besuar gjithçka që kanë thënë profetët!
|
26 |
Por a nuk duhej që Krishti të vuajë gjëra të tilla që të hyjë kështu në lavdinë e tij?``.
|
27 |
Dhe, duke zënë fill nga Moisiu dhe nga gjithë profetët, ai u shpjegoi atyre në të gjitha Shkrimet gjërat që i takonin atij.
|
28 |
Kur iu afruan fshatit për ku ishin drejtuar, ai bëri sikur do të vazhdonte më tutje.
|
29 |
Por ata e detyruan duke thënë: ``Rri me ne, sepse po ngryset dhe dita po mbaron``. Edhe ai hyri që të rrijë me ta.
|
30 |
Dhe, siç ishte në tryezë me ta, mori bukën, e bekoi dhe, si e theu, ua ndau atyre.
|
31 |
Atëherë atyre iu çelën sytë dhe e njohën, por ai u zhduk prej syve të tyre.
|
32 |
Dhe ata i thanë njeri tjetrit: ``Po a nuk na digjej zemra përbrenda, kur ai na fliste udhës dhe na hapte Shkrimet?``.
|
33 |
Në po atë çast u ngritën dhe u kthyen në Jeruzalem, ku e gjetën të njëmbëdhjetët dhe ata që ishin mbledhur bashkë me ta.
|
34 |
Ata thoshnin: ``Zoti u ringjall me të vërtetë dhe iu shfaq Simonit``.
|
35 |
Ata atëherë treguan ç`u kishte ndodhur rrugës dhe si e kishin njohur në ndarjen e bukës.
|
36 |
Dhe, ndërsa ata po bisedonin për këto gjëra, vetë Jezusi u shfaq në mes tyre dhe u tha atyre: "Paqja me ju!``.
|
37 |
Por ata, të tmerruar dhe gjithë frikë, mendonin se po shihnin një frymë.
|
38 |
Atëherë ai u tha atyre: ``Pse jeni shqetësuar Dhe pse në zemrat tuaja po lindin dyshime?
|
39 |
Shikoni duart e mia dhe këmbët e mia, sepse unë jam. Më prekni dhe shikoni, sepse një frymë nuk ka mish e eshtra, si po shihni se unë kam!``.
|
40 |
Dhe, si i tha këtë, u tregoj atyre duart dhe këmbët.
|
41 |
Por, duke qenë se ende nuk besonin prej gëzimit dhe ishin të çuditur, ai u tha atyre: ``A keni këtu diçka për të ngrënë?``.
|
42 |
Dhe ata i dhanë një pjesë peshku të pjekur dhe një huall mjalti.
|
43 |
Dhe ai i mori dhe hëngri para tyre.
|
44 |
Pastaj u tha atyre: ``Këto janë fjalët që unë ju thoja kur isha ende me ju: se duhet të përmbushen të gjitha gjërat që janë shkruar lidhur me mua në ligjin e Moisiut, në profetët dhe në psalmet``.
|
45 |
Atëherë ua hapi mendjen, që të kuptonin Shkrimet,
|
46 |
dhe u tha atyre: ``Kështu është shkruar dhe kështu ishte e nevojshme që Krishti të vuante dhe të ngjallej së vdekuri ditën e tretë,
|
47 |
dhe që në emër të tij të predikohet pendimi dhe falja e mëkateve ndër të gjithë popujt, duke filluar nga Jeruzalemi.
|
48 |
Dhe ju jeni dëshmitarët e këtyre gjërave.
|
49 |
Dhe ja, unë po dërgoj mbi ju premtimin e Atit tim, por ju qëndroni në qytetin e Jeruzalemit deri sa të visheni me pushtet nga lart``.
|
50 |
Pastaj iu priu jashtë deri në Betani dhe, si i ngriti lart duart, i bekoi.
|
51 |
Dhe ndodhi që, ndërsa ai po i bekonte, u nda prej tyre dhe e morën lart në qiell.
|
52 |
Dhe ata, pasi e adhuruan, u kthyen në Jeruzalem me gëzim të madh.
|
53 |
Dhe rrinin vazhdimisht në tempull duke lavdëruar dhe bekuar Perëndinë. Amen!
|