Albanian Bible

Gjoni 8

Gjoni

Return to Index

Chapter 9

1


 

   Kur po kalonte, pa një njeri që ishte i verbër që nga lindja.  

 

 


2


 

   Dhe dishepujt e tij e pyetën duke thënë: ``Mësues, kush ka mëkatuar, ai apo prindërit e tij, që ai ka lindur i verbër?``.  

 

 


3


 

   Jezusi u përgjigj: ``As ai, as prindërit e tij s`kanë mëkatuar, por kjo ndodhi që tek ai të dëftohen veprat e Perëndisë.  

 

 


4


 

   Unë duhet t`i kryej veprat e atij që më ka dërguar sa është ditë; vjen nata kur askush nuk mund të veprojë.  

 

 


5


 

   Derisa jam në botë, unë jam drita e botës``.  

 

 


6


 

   Pasi kishte thënë këto gjëra, pështyu përdhe, bëri baltë me pështymë dhe leu sytë e të verbrit me të.  

 

 


7


 

   Pastaj i tha: ``Shko, lahu në pellgun e Siloamit`` (që do të thotë: dërguar); dhe ai shkoi atje, u la dhe u kthye duke parë.  

 

 


8


 

   Atëherë fqinjtë dhe ata që më parë e kishin parë të verbër, thanë: ``A s`është ky ai që rrinte ulur dhe lypte?``.  

 

 


9


 

   Disa thoshnin: ``Ai është``. Të tjerë: ``I përngjan atij``. Dhe ai thoshte: ``Unë jam``.  

 

 


10


 

   I thanë pra: ``Si të janë hapur sytë?``.  

 

 


11


 

   Ai u përgjigj dhe tha: ``Një njeri, që quhet Jezus, ka bërë baltë, m`i leu sytë dhe më tha: "Shko te pellgu i Siloamit dhe lahu". Dhe unë shkova atje, u lava dhe m`u kthye drita e syve``.  

 

 


12


 

   Dhe ata i thanë: ``Ku është ai?``. Ai u përgjigj: ``Nuk e di``.  

 

 


13


 

   Atëherë ata e çuan te farisenjtë atë që më parë kishte qenë i verbër.  

 

 


14


 

   Dhe ishte e shtunë kur Jezusi bëri baltën dhe ia hapi sytë.  

 

 


15


 

   Edhe farisenjtë, pra, e pyesnin përsëri si e fitoi dritën e syve. Dhe ai u tha atyre: ``Më vuri baltë mbi sy, u lava dhe shoh``.  

 

 


16


 

   Atëherë disa farisenj thanë: ``Ky njeri nuk është nga Perëndia, sepse nuk e respekton të shtunën!``. Të tjerë thoshnin: ``Si mund të kryejë shenja të tilla një njeri mëkatar?``. Dhe kishte përçarje midis tyre.  

 

 


17


 

   E pyetën, pra, përsëri të verbrin: ``Po ti, ç`thua për atë për faktin që t`i ka hapur sytë?``. Ai tha: ``Éshtë një profet``.  

 

 


18


 

   Por Judenjtë nuk besuan se ai kishte qenë i verbër dhe se kishte fituar dritën e syve, derisa thirrën prindërit e atij që kishte fituar dritën e syve.  

 

 


19


 

   Dhe i pyetën ata: ``A është ky djali juaj, për të cilin ju thoni se ka lindur i verbër? Vallë si sheh tani?``.  

 

 


20


 

   Prindërit e tij, duke u përgjigjur atyre, thanë: ``E dimë se ky është djali ynë dhe se ka lindur i verbër,  

 

 


21


 

   por ne nuk dimë se si sheh tani ose se kush ia ka hapur sytë; pyeteni atë; ai moshë ka, do t`ju flasë për veten e vet``.  

 

 


22


 

   Këto thanë prindërit e tij, sepse kishin frikë nga Judenjtë; sepse Judenjtë kishin vendosur që, nëse dikush do ta rrëfente Jezusin si Krishti, do të përjashtohej nga sinagoga.  

 

 


23


 

   Prandaj prindërit e tij thanë: ``Moshë ka, pyeteni atë``.  

 

 


24


 

   Atëherë ata e thirrën përsëri njeriun që kishte qenë i verbër dhe i thanë: ``Jepi lavdi Perëndisë; ne e dimë se ai njeri është mëkatar``.  

 

 


25


 

   Ai atëherë u përgjigj dhe tha: ``Në është mëkatar, nuk e di, por di një gjë, që isha i verbër dhe tani shoh``.  

 

 


26


 

   E pyetën përsëri: ``Ç`të bëri? Si t`i ka hapur sytë?``.  

 

 


27


 

   Ai u përgjigj atyre: ``Unë tashmë ua kam thënë dhe ju nuk keni dëgjuar; pse doni ta dëgjoni përsëri? Doni ndoshta të bëheni edhe ju dishepuj të tij?``.  

 

 


28


 

   Por ata e fyen dhe thanë: ``Ti je dishepull i tij, por ne jemi dishepuj të Moisiut!  

 

 


29


 

   Ne e dimë se Perëndia i foli Moisiut; sa për atë, nuk e dimë se nga është``.  

 

 


30


 

   Ai njeri u përgjigj dhe u tha atyre: ``E pra, është e çuditshme që ju të mos dini nga është ai; megjithatë ai m`i hapi sytë!  

 

 


31


 

   Dhe ne e dimë se Perëndia nuk i dëgjon mëkatarët, por nëse dikush është i druajtshëm ndaj Perëndisë dhe bën vullnetin e tij, ai atë e dëgjon!  

 

 


32


 

   Që prej fillimit të botës nuk është dëgjuar që dikush t`ia ketë hapur sytë një të linduri të verbër.  

 

 


33


 

   Po të mos ishte ky nga Perëndia, nuk do të mund të bënte asgjë``.  

 

 


34


 

   Ata u përgjigjën dhe i thanë: ``Ti ke lindur i tëri në mëkate e don të na mësosh?``. Dhe e nxorën jashtë.  

 

 


35


 

   Jezusi e mori vesh se e nxorën jashtë dhe, kur e gjeti, i tha: ``A beson ti në Birin e Perëndisë?``.  

 

 


36


 

   Ai u përgjigj dhe tha: ``Kush është, Zot, që unë të besoj në të?``.  

 

 


37


 

   Dhe Jezusi i tha: ``Ti e ke parë; është pikërisht ai që po të flet``.  

 

 


38


 

   Atëherë ai tha: ``Unë besoj, o Zot``; dhe e adhuroi.  

 

 


39


 

   Pastaj Jezusi tha: ``Unë kam ardhur në këtë botë për të bërë një gjyq, që ata që nuk shohin të shohin dhe ata që shohin të verbohen``.  

 

 


40


 

   Disa nga farisenjtë që ishin me të i dëgjuan këto gjëra dhe i thanë: ``Jemi të verbër edhe ne?``.  

 

 


41


 

   Jezusi u përgjigj atyre: ``Po të ishit të verbër, nuk do të kishit asnjë mëkat; por tani thoni: "Ne shohim", prandaj mëkati juaj mbetet``.  

 

 


Gjoni 10

 

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: