| Chapter 10 |
1 |
Vëllezër, dëshira e zemrës sime dhe lutja që i drejtoj Perëndisë për Izraelin është për shpëtim të tij.
|
2 |
Sepse unë dëshmoj për ta se kanë zell për Perëndinë, por jo sipas njohurisë.
|
3 |
Sepse duke mos njohur drejtësinë e Perëndisë dhe duke kërkuar të vendosin drejtësinë e vet, nuk iu nënshtruan drejtësisë së Perëndisë,
|
4 |
sepse përfundimi i ligjit është Krishti, për shfajësimin e kujtdo që beson.
|
5 |
Sepse Moisiu kështu e përshkruan drejtësinë që vjen nga ligji: ``Njeriu që bën këto gjëra, do të rrojë me anë të tyre``.
|
6 |
Por drejtësia që vjen nga besimi thotë kështu: ``Mos thuaj në zemrën tënde: ``Kush do të ngjitet në qiell?``. Kjo do të thotë që të zbresë Krishti.
|
7 |
Ose: ``Kush do të zbresë në humnerë?``. Kjo do të thotë që të sjellë lart Krishtin prej së vdekurish.
|
8 |
Po ç`thotë, pra? ``Fjala është pranë teje, në gojën tënde dhe në zemrën tënde``. Kjo është fjala e besimit, që ne predikojmë;
|
9 |
sepse, po të rrëfesh me gojën tënde Zotin Jezus, dhe po të besosh në zemrën tënde se Perëndia e ngjalli prej së vdekurish, do të shpëtohesh.
|
10 |
Sepse me zemër, njeriu beson në drejtësi dhe me gojë bëhet rrëfim për shpëtim,
|
11 |
sepse Shkrimi thotë: ``Kushdo që beson në të, nuk do të turpërohet``.
|
12 |
Sepse nuk ka dallim në mes Judeut dhe Grekut, sepse një i vetëm është Perëndia i të gjithëve, i pasur ndaj të gjithë atyre që e thërrasin.
|
13 |
Në fakt: ``Kushdo që do ta thërrasë emrin e Zotit do të shpëtohet``.
|
14 |
Si do ta thërrasin, pra, atë, të cilit nuk i besuan? Dhe si do të besojnë tek ai për të cilin nuk kanë dëgjuar? Dhe si do të dëgjojnë, kur s`ka kush predikon?
|
15 |
Dhe si do të predikojnë pa qenë dërguar? Siç është shkruar: ``Sa të bukura janë këmbët e atyre që shpallin paqen, që shpallin lajme të mira!``.
|
16 |
Por jo të gjithë iu bindën ungjillit, sepse Isaia thotë: ``O Perëndi, kush i besoi predikimit tonë?``.
|
17 |
Besimi, pra, vjen nga dëgjimi, dhe dëgjimi vjen nga fjala e Perëndisë.
|
18 |
Por unë them: Mos nuk dëgjuan? Madje, ``Zëri i tyre mori mbarë dheun dhe fjalët e tyre shkuan deri në skajet më të largëta të tokës``.
|
19 |
Por unë them: ``Mos nuk e kuptoi Izraeli? Moisiu tha i pari: ``Unë do t`ju shtie në xhelozi me një komb që s`është fare komb; do t`ju bëj të zemëroheni me anë të një kombi të marrë``.
|
20 |
Dhe Isaia me guxim thotë: ``Unë u gjeta nga ata që nuk më kërkonin, unë iu shfaqa atyre që nuk pyesnin për mua``.
|
21 |
Por lidhur me Izraelin ai thotë: ``Gjithë ditën i shtriva duart e mia drejt një populli të pabindur dhe kundërthënës``.
|