Albanian Bible

Hebrenjve 1

Hebrenjve

Return to Index

Chapter 2

1


 

   Sepse, në qoftë se fjala që u fol nga engjëjt është e patundur dhe çdo shkelje e mosbindje mori një shpagim të drejtë,  

 

 


2


 

   si do të shpëtojmë ne, nëqoftëse e lëmë pas dore një shpëtim kaq të madh? Ky shpëtim, si u shpall në fillim prej Perëndisë, u vërtetua ndër ne nga ata që e dëgjuan,  

 

 


3


 

   ndërsa Perëndia dëshmonte për të me anë shenjash e mrekullish, me vepra të ndryshme të fuqishme dhe me dhurata të Shpirtit të Shenjtë, sipas vullnetit të tij.  

 

 


4


 

   Sepse Perëndia nuk e vuri nën pushtet të engjëjve botën që ka për të ardhur, për të cilin po flasim,  

 

 


5


 

   por dikush dëshmoi diku duke thënë: ``Ç`është njeriu, që të bie ndërmend për të? Ose i biri i njeriut që të kujdesesh për të?  

 

 


6


 

   Ti e bëre për pak kohë më të vogël nga engjëjt, ti e kurorëzove me lavdi dhe me nder dhe e vure përmbi veprat e duarve të tua;  

 

 


7


 

   Ti i vure të gjitha nën këmbët e tij``. Sepse, mbasi i vuri të gjitha nën pushtetin e tij, nuk la asgjë pa iu nënshtruar. Por tani nuk shohim ende që të gjitha janë nën pushtetin e tij,  

 

 


8


 

   por shohim Jezusin të kurorëzuar me lavdi dhe me nder për vdekjen që pësoi; ai u bë për pak kohë më i vogël se engjëjt, që me hirin e Perëndisë të provonte vdekjen për të gjithë njerëzit.  

 

 


9


 

   Sepse i duhej atij, për të cilin dhe nëpërmjet të cilit janë të gjitha, duke çuar shumë bij në lavdi, ta bënte të përsosur me anë të vuajtjeve realizuesin e shpëtimit të tyre.  

 

 


10


 

   Sepse ai që shenjtëron dhe ata që shenjtërohen janë të gjithë prej një; prandaj as nuk turpërohet t`i quajë vëllezër,  

 

 


11


 

   duke thënë: ``Vëllezërve të mi do t`ua shpall emrin tënd, do të të lavdëroj në mes të kishës``.  

 

 


12


 

   Edhe më: ``Do të shpresoj në të``. Dhe përsëri: ``Ja unë, dhe fëmijët që m`i dha Perëndia``.  

 

 


13


 

   Sepse, duke qenë se bijtë kanë marrë pjesë prej mishi dhe gjaku, po ashtu edhe ai u bë pjestar në po ato gjëra, që të shkatërronte, me anë të vdekjes, atë që ka pushtetin e vdekjes, domethënë djallin,  

 

 


14


 

   edhe të çlironte të gjithë ata që nga frika e vdekjes i ishin nënshtruar robërisë për tërë jetën.  

 

 


15


 

   Sepse ai nuk kujdeset për engjëjt, por ndihmon pasardhjen e Abrahamit.  

 

 


16


 

   Prandaj ai duhej t`u ngjante në çdo gjë vëllezërve, që të mund të ishte i mëshirshëm e kryeprift besnik në ato që i përkasin Perëndisë, për për t`u bërë pajtim për mëkatet e popullit.  

 

 


17


 

   sepse, duke qenë se ai vetë hoqi kur u tundua, mund t`u vijë në ndihmë atyre që tundohen.  

 

 


18


 

   Prandaj, o vëllezër të shenjtë, pjestarë të thirrjes qiellore, vështroni apostullin dhe kryepriftin e rrëfimit të besimit tonë, Jezu Krishtin,  

 

 


Hebrenjve 3

 

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: